Telegrafi

Bashkësia Islame e Kosovës, 80 mijë euro për Shqipërinë

 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), ka organizuar një aksion për të ndihmuar zonat e përmbytura në Shkodër e rrethinë. Aksioni është realizuar më 15 janar në xhamitë e Kosovës, me ç’rast janë grumbulluar 80 mijë euro kontribute nga xhemati i Kosovës.
Zyrtarët e Kryesisë së BIK, parat e grumbulluara nga ky aksion, së shpejti do të iu dorëzohen autoriteteve kompetente shqiptare në Shkodër.