Telegrafi

Bashkëshortja zbulon sekretin e Robert Lewandowskit (Foto)

Robert Lewandowski po kalon një moment të jashtëzakonshëm. Dhjetë golat e realizuar në dy ndeshje e gjysmë e kanë çuar sulmuesin e Bayern Munich në majën e sulmuesve më të mirë të sezonit, duke marrë parasysh Bundesligën, Champions League dhe ndeshjet kualifikuese për Euro 2016-të.

Një ecuri me të vërtetë për tu pasur zili, por edhe e mërzitshme. Ta paktën sipas gruas, Anna Stachurska, që në Instagram ka ironizuar në lidhje me lumin e golave të shënuar nga sulmuesi polak. “I dashur, këto ndeshje po fillojnë të bëhen të mërzitshme. Hahahaha, natyrisht që bëj shaka. Të dya Lewy. Dhe askush nuk duhet të më pyesë se çfarë i gatuaj në mëngjes. Është një sekret”, ka qenë mesazhi Annas, transmeton Telegrafi.

Mesazhi i referohej dietës me ushqime biologjike që Lewa ndjek njëkohësisht me gruan e tij. Një ushqyerje e veçantë që po jep rezultate. “Shpesh nuk e di as se çfarë më vë në pjatë. Mendon ajo për gjithçka dhe është shumë krenare për mua. Dhe unë për atë. Më gatuan gjëra që më bëjnë me të vërtetë mirë”, ka konfirmuar Robert.

Një dietë alternative, domethënë. Dhe duke parë rezultatet dhe numrin e madh të golave të shënuar nga lojtari i Guardiolës ka shumë mundësi që, shumë shpejt, shumë kolegë të tij ti kërkojnë një kopje të recetës. /Telegrafi/