Site icon Telegrafi

Bashkëshortja me urim romantik për Sinan Vllasaliun, në ditëlindjen e tij

Këngëtari i njohur Sinan Vllasaliu ka festuar sot (e shtunë) ditëlindjen e tij të 55-të.

Me këtë rast, ai ka marrë urime të shumta nga miqtë, kolegët dhe familjarët e tij.

Urimin më të përzemërt dhe romantik për këtë ditë, ia ka bërë bashkëshortja e tij, Teuta.

Ajo ka publikuar një fotografi të çiftit në rrjetin social Instagram, teksa ka shkruar në mbishkrimin e saj urimin për Sinanin.

“Shpirt, urime ditëlindja, edhe 100 të lumtura”, ka shkruar ajo në Instagram.

Përndryshe, çifti janë të martuar prej vitesh dhe së bashku kanë një vajzë. /Telegrafi/

Exit mobile version