Avni Mecja, bashkëshorti i Alexandra Elena Mocanu, 35-vjeçares nga Rumania e gjetur e vrarë mbrëmjen e djeshme në shtëpi, është dorëzuar tek autoritetet e drejtësisë italiane.
Sipas mediave të huaja, burri fillimisht mësohet se është nisur drejt Shqipërisë, por më pas është kthyer për në Bolzano, ku është paraqitur para prokurorisë.
Ngjarja ndodhi ditën e djeshme, ku 35-vjeçarja me origjinë nga Rumania është gjetur e vdekur në banesën e saj në Viale Trieste në Bolzano, shkruajnë media italiane.
Ndërkohë fqinjët kanë deklaruar se çifti shpesh grindej.
“Ne i dëgjonim shpesh duke u grindur. Nga banesa e tyre dëgjonim debate të forta mes tyre dhe kjo ndodhi edhe të shtunën në mbrëmje deri rreth orës 22.30, më pas dëgjuam përplasjen e sirtarëve dhe më pas asgjë”, kanë deklaruar ata.