Ndërkohë që policia franceze vazhdon hetimet për të identifikuar përgjegjësit për sulmin e Kheira Hamraouit, gruaja e Eric Abidal ka rrëfyer tradhtinë e burrit të saj me lojtaren e PSG-së.
Duket se bashkëshortja ka tentuar t’i falte tradhtinë ish-lojtarit francez, mirëpo gjërat kishin eskaluar nëpër periudha.
“Burri im e ka takuar kur ajo ishte drejtor sportiv te Barcelona. Fakti që ajo vinte nga Lioni, si ne, na u afrua dhe burri im më kërkoi ta prezantoja me mjedisin. U bëmë miq, ajo takoi fëmijët e mi”, ka thënë fillimisht Haayet për Le Parisien.
“Unë e ndihmova të përshtatej, siç kam bërë me shumë të tjerë, derisa me kalimin e kohës zbulova se ajo sillej çuditërisht dhe ndonjëherë në mënyrë të papërshtatshme me burrin tim dhe burrat e tjerë”.
“Kështu që unë i ndërpreva lidhjet, siç bëjnë të gjithë për të mbrojtur familjen e tyre. Nuk dëgjova më kurrë për të… deri në këtë histori”.
“Jam e shkatërruar. Kjo vajzë erdhi në shtëpinë time, i hapa dyert e shtëpisë sime, e mbështeta gjatë ndeshjeve të saj në Barcelonë… Tradhtia është një akt i vetëdijshëm që një burrë, apo një grua, mund ta shmangë. Burri im mund ta shmangte atë, por nuk e bëri”, përfundoi ajo.
Hetimet për sulmin ndaj lojtares janë duke vazhduar dhe ende nuk ka ndonjë pistë të qartë nëse ishte sulm i qëllimshëm apo grabitje nga hajdutët. /Telegrafi/