Në vitin 2013 u bë pjesë e një prej serialeve më të shikuar në vend, “O Sa Mirë”, dhe që atëherë u bë figurë e dashur për publikun shqiptar.
Bëhet fjalë për Edi Kastratin, i cili në projektin e lartcekur televiziv luan rolin e gjakovarit me emrin, Arbnor Ramabaja.
Pos jetës prej aktorit, ai ka edhe një jetë private të cilin e ruan me xhelozi të madhe dhe rrallëherë e ekspozon në rrjetet sociale.
Së fundi, artisti ka pasur datëlindjen dhe me këtë bashkëshortja i ka organizuar një befasi të këndshme në një prej klubeve të natës.
Nora Kusari, gruaja e aktorit, kishte ftuar disa miq të tij në klub gjersa ndërkohë erdhën disa fishekzjarrë të vendosura në shishe me alkool.
Ndryshe, Kastrati është i martuar tash e sa vite me bukuroshen Kusari, me të cilën kanë dy djem, Enzon dhe Edenin. /Telegrafi/