Portieri i skuadrës Khouneh-beKhounehedn, Mohammad Hossein Naeiji është ndëshkuar nga Komisioni Moral i shtetit iranian.
E gjithë kjo pasi bashkëshortja e futbollistit, modelja Nasim Nahali është shfaqur në internet “pa respektuar kodet e moralit islamik”, pra pa vellon islamike në kokë gjatë një seti fotografik.
Kjo gjë, sipas Komisionit Moral, “dëmton imazhin e futbollit dhe te Federatës Iraniane” dhe është e patolerueshme.
Por portieri 29-vjeçar ka bërë të ditur se do ta apelojë vendimin dhe ka falënderuar në të njëjtën kohë tifozët dhe mediat për mbështetjen që i kanë dhënë, në këtë gjykim të pa drejtë.
Megjithatë, shanset që Apeli ta kthejë vendimin e parë janë me të vërtetë minimale. /Telegrafi/