Reperi i njohur i skenës shqiptare, Gold AG, para një muaji i ka dhënë fund beqarisë duke e kurorëzuar dashurinë e tij me martesë me bukuroshen nga Gjilani, Ermira Shkodra.
Kjo e fundit, e njohur si doktoreshë e estetikës, tashmë është bërë një emër mjaft i komentuar edhe në shtypin rozë.
Ajo së fundmi ndau një imazh të përbashkët me bashkëshortin e saj, në të cilën çifti duken mjaft të lumtur.
Dyshja, të cilët u martuan në muajin qershor, po vazhdojnë të shijojnë çdo moment së bashku.
Kjo fotografi e Ermirës vjen pak ditë pas urimit që i bëri reperit në ditëlindjen e tij të 34-të.
Të njëjtit janë përfolur se po bëhen prindër për herë të parë, por që deri më tani asgjë nuk është konfirmuar nga ana e tyre.
Në anën tjetër, artisti nga Presheva është duke punuar në projekte të reja muzikore. /Telegrafi/