Dani Alves është në burg që nga 20 janari dhe është në burg pa lirim me kusht në pritje të gjyqit pasi u akuzua për një sulm të dyshuar seksual të kryer në klubin e natës “Sutton” në Barcelonë. Pasi refuzoi të vizitonte gruan e tij, më në fund këtë të diel Joana Sanz erdhi për ta vizituar në qendrën e vuajtjes së dënimit “Brians 2”.
Në fund të vizitës, Joana u mor në pyetje nga shtypi dhe ndonëse nuk pranoi të përgjigjej, ajo pranoi se nuk do ta lërë vetëm në “momentin më të keq të jetës së tij”, shkruan Marca.
“Nuk do ta lë në momentin më të keq të jetës së tij”, deklaroi Joana Sanz.
Ajo shoqërohej nga Bruno Brasil, miku i Dani Alves, i cili shoqëroi edhe ish-lojtarin e Pumas në klubin e natës, natën e incidentit të dyshuar.
Joana Sanz i kërkoi Dani Alves një vizitë në burg
39-vjeçari ndodhet në burgun “Brians 2”, ku ndan një qeli me një të burgosur brazilian të quajtur Coutinho dhe nga burgu ka telefonuar gruan e tij Joana Sanz.
Las primeras declaraciones de Joana Sanz tras su vis a vis con Dani Alves: "No le voy a dejar solo en el peor momento de su vida"
🎉 #FiestaT5
🔵 https://t.co/9HfTFyvIQw pic.twitter.com/vmYfiWvQWz— Fiesta (@fiestatelecinco) February 5, 2023
Telecinco ‘El programa de Ana Rosa’ zbuloi detajet e një bisede telefonike mes Dani Alves dhe gruas së tij.
“Joana Sanz i kërkoi atij të takoheshin dhe Dani Alves tha jo”, shpjegoi Leticia Requejo.
“Mund të konfirmojmë se pasi tha jo, Dani Alves i ka telefonuar nga burgu direkt gruas që është ende gruaja e tij. Ka qenë një bisedë telefonike, e cila nuk ka zgjatur shumë, në të cilën gjërat vështirë se mund të diskutohen, sepse në këtë rast koha është flori”. /Telegrafi/