Bashkëshortja e ish-deputetit Ukë Rugovës, Blerta Kllokoqi-Rugova ka komentuar kandidaturën e Bekim Jasharit për kryetar të Skenderajt.
Kllokoqi-Rugova thotë të jetë befasuar për të mirë nga Partia Demokratike e Kosovës.
Komentet ajo i bëri pas lajmit se partia e Kadri Veselit do të përkrah kandidatin e pavarur për kryetar të Skenderajt, Bekim Jasharin. Ky i fundit është djali i Hamëz Jasharit.
Kllokoqi-Rugova ka fjalët më të mira për familjen Jashari.
Postimi i plotë i Blerta Kllokoqi-Rugova në Facebook:
“Suksese Bekim Jashari!
Adem e Hamëz Jashari sakrifikuan tërë familjen për liri, pavarësi e demokraci. Prandaj, kandidimi i Bekim Jasharit si i pavarur tregon se kjo familje i takon popullit të Kosovës.
Më vjen shumë mirë që PDK vepron me logjikë dhe jo me inat, duke treguar respekt dhe duke mbështetur kandidaturën e Bekim Jasharit për të parin e Skenderaj-it. Kështu respektohet gjeneza!!! Kështu mbrohet i yti!!! E befasuar, por për të mirë.
Suksese dhe respekt!”, ka shkruar Kllokoqi-Rugova. /Telegrafi/