Bashkëshortja e Shpresim Ukës, i dënuar me 15 vjet burg në procesin e njohur si ‘Bllaca 2’, Mirvete Uka, iu ka drejtuar kryeprokurort të Kosovës, Aleksander Lumezi me një letër të hapur në të cilën ka paraqitur të gjitha shkeljet ligjore që janë bërë në procesin gjyqësor.
Ajo ka bashkangjitur edhe kërkesën e avokatit mbrojtës për rishikimin e procedurës penale dhe kërkesën për fillimin e hetimeve.
Ja letra e plotë drejtuar Lumezit:
I nderuar zoti kryeprokuror i Republikës së Kosovës, Aleksander Lumezi.
Po u lutem fillimisht të keni kurajë e durim që ta lexoni këtë letër të hapur të cilën po ua drejtojë juve, si kreu i Institucionit më të lartë që merret me hetimin, ndjekjen dhe akuzimin e kryerësve të veprave penale.
Jam bashkëshortja e Shpresim Ukës, i dënuar nga EULEX-i me 15 vjet burgim, për krimet që nuk i ka bërë. Kjo fjali ndoshta do t’u bëjë të veni buzën në gaz, “i dënuar me 15 vjet burg, për krimet që nuk i ka bërë” sepse ju, mbase nuk keni qenë në dijeni përmotivet dhe shkaqet që quan në ngritjen e aktakuzës ndaj tij, e aq më pak për mënyrënsesi ishin zhvilluar procedurat në procesin gjyqësor të njohur si Bl laca 2, ku u dënua bashkëshorti im dhe pesë persona të tjerë.
Më duhet të ju marrë kohë duke kaluar në një kronologji me ato që kanë ndodhur, për të dal më pas të arsyeja se pse po ju drejtohem juve tani.
Ju sigurisht që nuk keni dëgjuar dhe nuk ju kanë interesuar (është në domenin e gjykatës), shkeljet esenciale të dispozitave ligjore, shkeljen e të drejtave të të akuzuarve dhe vërtetimin plotësisht të gabuar të gjendjes faktike.
Më lejoni të përmend vetëm disa nga shkeljet e shumta që janë bërë në këtë proces gjyqësor:
1.Të akuzuarit në rastin Bllaca u dënuan vetëm me dëshmitë e dëshmitarit bashkëpunues. Kodi i Procedurës Penale i Kosovës neni 262 paragrafi 4 thotë” “Gjykata nuk e shpall personin fajtor vetëm mbi bazën e dëshmisë së dhënë nga dëshmitari bashkëpunues.” Përveç kësaj, deklaratat e dëshmitarit bashkëpunues ishin krejtësisht kontradiktore me ato të palës së dëmtuar (me interes parësor për të vërtetën) madjepër shkak të mësimit përmendësh të skenarit, dëshmitari për gjëra të njëjta, ka dhënë shpesh herë edhe vet, deklaratakontardiktore, në faza të ndryshme të procedurës penale.
2.Kryetari i trupit gjykues, ka qenë anëtar i trupit gjykues në procesin Bllaca 1, të filluar po ashtu në bazë të pretendimeve të të njëjtit dëshmitar bashkëpunues. Kjo bie në kundërshtim me nenin 39 të KPPK e sidomos me paragrafin 3 të po këtij neni i cili thotë:
“Gjyqtari gjithashtu mund të përjashtohet nga ushtrimi i funksionit gjyqësor në rast konkret, nëse përpos rasteve nga paragrafi 1. dhe 2. i këtij neni, prezantohen dhe vërtetohen rrethana që e vënë në dyshim paanshmërinë e tij ose që duken të papërshtatshme.”
Gjyqtari në fjalë kishte votuar një herë për aktgjykim dënues bazuar në dëshminë e po të njëjtit dëshmitar (procesi Bllaca 1) dhe që procesi tjetër (Bllaca 2 ), ishte vazhdimësi e të parit, andaj me të drejtë ekzistonte dyshimi se ai nuk mund të ishte i paanshëm dhe i pavarur. Bindja e tij ishte krijuar akoma pa i shqyrtuar provat dhe kjo bie nëkundërshtim me dispozitat e KPPK.
Lidhur me paanshmërinë, Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut, në Strasburg, në rastin Pjersack v.Belgium, para.30, Nortier, para.33, Hauschild, para. 48, kishte konstatuar: Çdo gjykatës në lidhje me të cilin ekziston dyshimi për mungesë paanshmërie, duhet të tërhiqet.
Me këtë rast u shkel edhe neni 2 i KPPK i cili thotë: “Vetëm gjykata kompetente, e pavarur dhe e paanshme mund t’i shqiptojë sanksion penal kryerësit të veprës penale në procedurë të filluar dhe të zbatuar sipas këtij Kodi.” Mbrojtja kishte kërkuar me kohë përjashtimin e tij, por kërkesa nuk u përfill.
3.Aktgjykimi i marrë, ngre shpesh dilema “ose…ose.” Neni 7 paragrafi 1 i KKPK thotë: “ Gjykata, prokurori i shtetit d he policia të cilët marrin pjesë në procedurën penale detyrohen që saktësisht dhe tërësisht t’i vërtetojnë faktet të cilat janë të rëndësishme për marrjen e vendimit të ligjshëm.”
4.Gjykata dhe aq më pak prokuroria nuk u interesua që të vërtetojë faktet në favor të të pandehurit. Neni 7 paragrafi 2 i KPPK thotë: “Sipas dispozitave të parapara me këtë Kod, gjykata, prokurori i shtetit dhe policia që marrin pjesë në procedurë penale detyrohen që me vëmendje dhe me përkushtim maksimal profesional dhe me përkujdesje të njëjtë të vërtetojnë faktet kundër të pandehurit si dhe ato në favor të tij, dhe para fillimit të procedurës dhe gjatë zhvillimit të saj t’i mundësojnë të pandehurit dhe mbrojtësit të tij shfrytëzimin e të gjitha fakteve dhe provave që janë në favor të të pandehurit.”
Askush dhe me asgjë nuk u vërtetua që Shpresim Uka të ketë qenë anëtar i SHIK-ut ashtu sikur askush dhe me asgjë (përveç dëshmisë së Nazim Bllacës) nukvërtetoi që Shpresim Uka të ketë qenë nxitës i këtyre veprimeve për të cilat edhe është dënuar.
5.Të gjitha shkeljet si më lart janë evidentuar me kohë dhe janë ngritur jo vetëm gjatë shqyrtimit gjyqësor po edhe në fazat e mjeteve juridike. I pandehuri nuk u trajtua si i barabartë në proces. Kërkesat dhe propozimet e mbrojtjes nuk u përfillën dhe fjala iu mor shumë herë madje nën kërcënimin e shqiptimit të masës ndaj tij/saj, sikur edhe ndodhi me njërin nga mbrojtësit në këtë rast. Me këtë, u shkel parimi i barazisë së armëve, më konkretisht neni 9 i KPPK.
6.Habia më e madhe në këtë rast,është anashkalimi nga ana e trupit gjykues e provës materiale (një gëzhojë e dhënë nga Nazim Bllaca) e cila sipas ekspertizës balistike, binte në kundërshtim me provat egjetura në vendin e ngjarjes dhe nuk i përkiste armës me të cian ishte kryer vepra penale. Doktrina juridiko-penale na mëson për “kokëfortësinë”e provave materiale në raport me çfarë do prove tjetër në një proces gjyqësor. Në cilin do vend demokratik, në një proces të drejtë e të paanshëm, prova materiale është prova më e fuqishme dhe do të duhej të hedhë poshtë çdo pretendim të bërë në akuzë.
Bashkëshorti im Shpresim Uka nuk i pranoi kurrë krimet që nuk i kishte bërë dhe mbrojtja e tij ka shfrytëzuar në vazhdimësi mjetet juridike të parapara me ligj. Për fat të keq, aktgjykimi dënues i marrë në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë me 17 dhjetor 2012 (aktgjykim me dilema ose-ose e shfaqje dyshimesh dhe jo bindje të plotë), ishte vërtetuar më pas edhe në Gjykatën e Apelit,e po ashtu edhe në atë Supreme.
Të gjitha shkeljet ligjore mund t’i shihni nëse do të lexoni procesverbalet e shqyrtimit gjyqësor të cilat i ka gjykata po edhe mbrojtja.
Sidoqoftë, jam shumë e vetëdijshme se ajoçfarë në t ë vërtetë ka ndodhur në këtë proces gjyqësor dhe aq më pak në prapaskenat e tij, nuk ishte në kompetencën tuaj dhe ato që sqarova më lartë i bëra me qëllim që pak a shumë t’u njoftojë me rrjedhat e këtij procesi.
Por, unë besoj se kohëve të fundit, ju keni përcjellë sado pak lajmet ekskluzive dhe shokuese që u dhanë rreth lidhjeve të dëshmitarit bashkëpunues Nazim Bllaca me zv. prokurorin për krime lufte në Serbi Dragolub Stankovic dhe po ashtu edhe të këtij të fundit me prokurorin e EULEX-it Maurisio Salustro (prokuror i rastit), i cili aktualisht punon si këshilltar në prokurorinë e Serbisë në Beograd.
Ne nuk e dimë nëse ju keni ndërmarrë diçka lidhur e hetimin e këtij rasti por me të drejtë presim që ta bëni këtë. Jo vetëm si bashkëshorte e të dënuarit por edhe si juriste, pres që prokurori i shtetit të nis hetimet për këtë rast e që në harmoni me nenin238 të KPPK, të bëhetRevokimi ishpalljes sëdëshmitarit bashkëpunues dhe vërtetimi ngakolegji shqyrtues, sedëshmia e dëshmitarit bashkëpunues, është e rremë. Në rrethana të tilla procedura duhet të rishikohet.
Për rishikimin e procedurës ndër të tjera, duhet bazuar në nenin 423 të KPPK.
Neni 423 Rishikimi i procedurës penale të përfunduar me aktgjykim të formës së prerë
1. Procedura penale e përfunduar me aktgjykim të formës së prerë mund të rishikohet vetëm nëse:
1.1. provohet se aktgjykimi është mbështetur në dokument të falsifikuar ose në deklarim të rremë të dëshmitarit, ekspertit ose përkthyesit
I nderuar
Unë dua të besoj se prokuroria e shtetit, tashmë është duke punuar në këtë lëndë sipas detyrës zyrtare. Nëse jo, unë u thërras ta bëni këtë. Lidhur me rastin, unë kam njoftuar edhe Avokatin e Popullit dhe KMDLNJ-në. Harmonizimi i ligjeve tona me ligjet e Bashkimit Evropian dhe deklaratat e përditshme për synimi n drejtë këtij Unioni, janë të pamjaftueshme, nëse në praktikë do të veprohej ndryshe.
Ndërsa, Kushtetuta e Republikës së Kosovës, obligon zbatimin e drejtpërdrejtë të Marrëveshjeve dhe Instrumenteve ndërkombëtare (neni 22 i KK), që kanë të bëjnë me liritë dhe të drejtat themelore, e rrjedhimisht, respektimin e parimit të Gjykimit të drejtë (Neni 6 i KEDNJ) që sot njihet si “parim mbi parimet në procedurë penale” i paraparë po ashtu edhe në nenin 5 të Kodit të Procedurës Penale të Kosovës.
Në fund, unë ju falënderojë edhe një herë për durimin dhe kurajën për ta lexuar këtë letërtë cilës po ia bashkëngjis edhe kërkesën e avokatit mbrojtës për rishikimin e procedurës penale dhe kërkesën për fillimin e hetimeve.
Po ashtu, po u nis adresat elektroniketë disa mediave ku u publikuan shkrimet e fundit të cilat nuk mendoj se duhet injoruar.
Me respekt Mirvete Uka
Bashkëshortja e Shpresim Ukës i dënuar me 15 vjet burg në procesin e njohur si Bllaca 2