Në një spital në Fujian të Kinës, një burrë ka shkuar e thikën në sy, që besohet se ia kishte futur gruaja derisa po përlesheshin.
Derisa shumë njerëz e humbin durimin, 30-vjeçari ka pritur në rend sikur secili pacient tjetër, për të kryer kontrollin, transmeton Telegrafi.
Megjithëse i rridhte shumë gjak, ai ka qëndruar i qetë dhe nuk ka shfaqur reagime nervoze.
Pas kontrollit dhe fotografimit me rreze X, mjekët ia kanë nxjerrë tehun e gjatë afro tetë centimetra, që nuk ia ka prekur aspak syrin. Madje, nuk ia ka dëmtuar asnjë nerv dhe është ndalur pak para trurit.
Pasi ia kanë pastruar, ai është larguar vetëm me pjesën e mbështjellë që të mos i mbushet me pluhur. /Telegrafi/