Site icon Telegrafi

Bashkëshortja e Michael Schumacherit, Corinna: Ai nuk po dorëzohet

German formula one world champion Michael Schumacher smiles on a piste near the ski resort Madonna di Campiglio, Italy. The Ferrari racing team in Madonna di Campiglio meets for a traditional skiing holiday under the motto 'Wrooom'.

Michael Schumacher mbetet temë e mediave sportive edhe pse më nuk është aktiv.

Piloti i skuderisë së Ferrarit, Schumi kishte pësuar një aksident gjatë skijimit në vitin 2013, i cili i ka dëmtuar trurin.

Shëndeti tij dhe gjendja aktuale është mbajtur sekret deri më tani, edhe pse ka pasur informacione jo të konfirmuara.

Së fundi, bashkëshortja e sportistit, Corinna thuhet t’i ketë dërguar një mesazh falënderues një miku të tyre duke treguar se 49-vjeçari nuk po dorëzohet.

“Do doja të të falënderoj sinqerisht për mesazhin dhe dhuratën e këndshme që do na ndihmojë ta kalojmë këtë kohë të vështirë”.

“Ndihem mirë kur marr kaq shumë urime dhe fjalë të mira që mbështesin familjen tonë. Ne të gjithë e dimë që Michael është një luftëtar dhe nuk do të dorëzohet”, ka shkruar 49-vjeçarja.

Lexo po ashtu Bamirës, filantrop dhe sportist i vërtetë: Fëmijëria e vështirë dhe thjeshtësia e pasanikut Michael Schumacher (Foto)

Ndryshe, gjatë këtyre viteve, Schumi është kuruar në rezidencën Gland në Zvicër.

Gjatë karrierës së tij, legjenda e Formula 1 ka fituar shtatë tituj të kampionit të botës dhe numrin më të madh të garave, 91, të fituara ndonjëherë nga një shofer. /Telegrafi/

Exit mobile version