Ish-bashkëshortja e Michael Jackson, Lisa Presley, ka thënë se kishte frikë prej mbretit të muzikës pop që të ketë fëmijë me të.
Vajza e Elvis Presley, Lisa, tani 51-vjeçe, ishte e martuar me këngëtarin mes viteve 1994 dhe 1996, teksa ai luftoi me një akuzë të abuzimit seksual.
Megjithatë, Presley ruajti gjithmonë dashurinë e tyre për njëri-tjetrin, por dyshja nuk patën kurrë një fëmijë. Jacko thuhet se i tha gruas së tij se ai do ta linte atë për Debbie Rowe nëse nuk do të kishin fëmijë.
Dhe kështu ndodhi, meqë dyshja u martuan menjëherë pas divorcit me Presley dhe me të u bënë prindër të një djali.
Vajza e Elvisit i ka thënë Oprah në 2010: “Ishte kënaqësi të kem fëmijë, por unë dëshiroja të isha e sigurtë”.
“Unë po shikoja të ardhmen dhe po mendoja se kurrë nuk dua të hyj në një betejë kujdestarie me të”. “Unë nuk dua ta bëj këtë, nuk dua të shkoj kokë më kokë me të, kështu që duhet të sigurohem që të gjithë përreth të jenë të mirë mirë”, ka thënë mes tjerash ajo.
Nga ana tjetër, disa teori konspirative thanë që çifti nuk u martuan asnjëherë zyrtarisht – nuk patën marrëdhënie me njëri-tjetrin.
Por Lisa i ka thënë Oprah Winfrey: “Ishte martesë e konsumuar. Kjo është e gjitha që mund të them. Por, ishte martesë reale”. /Telegrafi/