Site icon Telegrafi

Bashkëshortja e Labit zbulon gjininë e foshnjës që po pret, çifti do të bëhen me vajzë

Foto: Qëndresa Bajrami/Instagram

Moderatori Labinot Gashi dhe Qëndresa Bajrami janë një prej çifteve më të diskutuar në estradë.

Ata do të bëhen së shpejti prindër, teksa për muaj me radhë nuk e kanë zbuluar gjininë e foshnjës.

Mirëpo në postimin e fundit të bërë në Instagram, Qëndresa më në fund ka vendosur të zbulojë se çfarë po presin.

Labi dhe Qëndresa do të bëhen me vajzë, dhe këtë e vërtetojnë çorapet e vogla ngjyrë rozë që Qëndresa mban në duar, në fotografinë e fundit.

“Ky fotosesion do të thotë shumë për mua, asnjë fjalë nuk mund të përshkruajë ndjenjën ndaj asaj që po vjen”, ka shkruar Qëndresa në Instagram.

E njëjta ka marrë urime dhe pëlqime të shumta nga ndjekësit e saj.

Dyshja u martuan vitin e kaluar, ndërsa vazhdojnë të jenë shumë të lumtur dhe të dashuruar me njëri-tjetrin. /Telegrafi/

Exit mobile version