Site icon Telegrafi

Bashkëshortja e Keita Baldes reagon mes thashethemeve për një lidhje të futbollistit me Wanda Naran

Wanda Nara u nda nga Mauro Icardi zyrtarisht më 22 shtator 2022, por modelja argjentinase nuk ka qenë e lidhur me ndonjë mashkull tjetër deri më tani.

Sipas Jordi Martin, biznesmenja thuhet se ka pasur një takim me Keita Balden, i cili aktualisht luan për Spartak Moscow.

“Wanda debatoi me Mauron. Sipas asaj që më kanë thënë nga shoqëruesit e Icardit, ajo ka ikur me një futbollist, një ish-shok skuadre i Icardit, Keita Balde”, tha gazetari në një intervistë për ‘Intrusos’.

Wanda Nara (Foto: Instagram)

Nga ana e tij, futbollisti ka vendosur të shprehë zhgënjimin e tij që mediat kanë përfshirë familjen e tij në këtë histori.

Lexo po ashtu Wanda Nara thotë se është beqare

“Më vjen shumë keq që bashkëshortja ime Simona dhe dy fëmijët e mi të bukur kanë përfunduar në mes të kësaj stuhie të pabazë mediatike dhe kërkoj nga të gjithë të respektojnë familjen time, e cila nuk ka asnjë lidhje me historinë”, deklaroi Keita.

Keita Balde (Foto: Instagram)

Simona Guatieri, bashkëshortja e Keitas, gjithashtu ka dashur të flasë dhe të mbrojë partnerin e saj përballë këtyre thashethemeve.

“Ata sigurojnë jetesën nga kjo. Ka gra serioze, të ndjeshme, të sinqerta dhe të ndershme, dhe pastaj janë gratë që ne i quajmë lopë në italisht”, tha Guatieri në Instagram.


Nga ana tjetër, Wanda nuk ka bërë asnjë koment dhe është e fokusuar tek projektet e saj.

Ylli i rrjeteve sociale është shumë aktive, por për momentin preferon të vazhdojë të magjepsë ndjekësit me ‘selfie’-t e saj me bikini se sa të përfshihet në një betejë të re. /Telegrafi/

Exit mobile version