Site icon Telegrafi

Bashkëshortja e Ilir Metës godet ‘Qeverinë Rama’

Deputetja e LSI-së, Monika Kryemadhi, e cila është shprehur kritike ndaj qeverisë Rama kohet e fundit, ka sulmuar serish, duke i quajtur pseudo-reforma ato ne arsim, drejtësi e shëndetësi, te ndërmarra nga qeveria.

“Të mendosh që nuk ka rrugë, infrastrukturë dhe ujë të pijshëm, megjithëse ujin nuk ta jep politika, por Zoti.

Janë disa detyrime që ne në politikë i kemi harruar, pasi përfshihemi nga debatet politike apo nga disa pseudo-reforma, qofshin këto arsimore, drejtësie apo shëndetësie dhe harrojmë gjërat më jetike për të cilat njerëzit kanë nevojë.

Duhet të harrojmë fasadat e jashtme dhe të mendojmë për ato gjëra që janë të përditshme për banorët, qytetarët, fshatarët, malësorët”, tha Kryemadhi.

Këto deklarata i beri gjatë prezantimit te studimit të fizibilitetit të ujësjellësit të ri të zonës, uji për të cilin do të merret nga parku kombëtar i Shebenikut. /Telegrafi/

Exit mobile version