Telegrafi

Bashkëshortja e Ibrahim Rugovës, Fana, anëtarësohet në LDK

Në shënimin e 26 vjetorit të themeliomit të Degës së Tretë të LDK së u bë anëtarësimi formal në këtë parti i Znj. Fanë Rugova, bashkëshortja e presidentit Rugova,raporton Botapress.
Me këtë rast aderuan edhe 180 anëtarë të ri në LDK.

Në përvjetor i cili ka filluar me intonimet e himneve të Kosovës si dhe atij dardan “Kur ka ra kushtrimi në Kosovë” si dhe me këngë kushtuar Ibrahim Rugovës, po merr pjesë edhe kryeministri dhe njëherësh kryetari i LDK-së Isa Mustafa, ish-presidenti Fatmir Sejdiu, Nexhat Daci, etj.

Ndërsa nga familja Rugova në përvjetor po marrin pjesë bashkëshortja e Rugovës Fana si dhe dy djemtë e tij Mendim dhe Ukë Rugovadhe vajza Teuta Rugova.