Telegrafi

Bashkëshortja e Gold AG, Ermira: Tash dashurinë tonë e bën edhe më të plotë Guerili

Reperi Gold AG dhe bashkëshortja e tij, Ermira, janë bërë prindër të një djali më 28 nëntor.

Ata e pagëzuan djalin e tyre me emrin Gueril, teksa me të ardhur fëmija në jetë, duket se e gjithë jeta e çiftit ka ndryshuar.

Ka qenë reperi ai i cili fillimisht ndau me fansat lajmin e gëzueshëm, ndërsa emocionet e të bërit prind për herë të parë, së fundmi i shprehu edhe bashkëshortja e tij, Ermira.

Ajo përmes një fotografie të publikuar në InstaStory, ka shfaqur tortën e mirëseardhjes së djalit të saj në jetë, ndërsa e ka përshkruar si emocionin më të madh ndjenjën e të bërit nënë për herë të parë.

Foto: Ermira Shkodra/InstaStory

“Faleminderit Zot për dhuratën më të bukur në jetë djalin tonë, faleminderit dashni Arian Agushi, tash dashnin tonë e bënë edhe më të plotë Guerili. Lindi me 28 Nëntor në një datë të veçantë për popullin tonë e qoftë i veçantë për ne dhe për të gjithë kombin. Faleminderit të gjithëve për urimet e shumta që i keni dërguar e ua kthefshim me të mirë në gëzimet tuaja”, ka shkruar Ermira Shkodra në InstaStory.

Me t’u bërë baba për herë të parë, Gold AG ka publikuar edhe një këngë kushtuar kësaj ndjenje, të titulluar “Babë e djalë”. /Telegrafi/