Telegrafi

Bashkëshortja e George Clooneyt po pret binjakë

George Clooney dhe bashkëshortjaAmal shumë shpejt do të bëhen prindër të dy binjakëve.

Lajmi bëhet me dije nga e përditshmja ‘The Daily Star’, që citon një burim pranë familjes së Amal në Bejrut.

Ditët e fundit kishin nisur të qarkullonin thashetheme mbi një shtatzëni të mundshme të avokates, megjithëse një vit më parë, aktori ishte shprehur se një fëmijë nuk ishte në planet e afërta të çiftit.

Sipas asaj që raporton revista amerikane, që nga muaji gusht, çifti i famshëm kanë nisur procedurat për fertilizimin in vitro. /Telegrafi/