Telegrafi

Bashkëshortja e Ermalit, Ariana Fejzullahu rrëmben vëmendjen me fustanin e kuq elegant të kombinuar me atlete

Çifti i njohur i skenës, Ermal dhe Ariana Fejzullahu janë nga ata personazhe që gjithmonë rrëmbejnë vëmendjen.

Dyshja në fjalë nuk munguan mbrëmë (e premte) në dasmën e çiftit Gjiko dhe Elita Rudi.

Lexo po ashtu Deklarata e parë e Gjikos pas martesës: Sapo vumë themelet e familjes sonë

Ata janë dukur mjaft elegant, ndërsa kanë kërcyer e janë dëfryer mes shumë miqsh natën e mbrëmshme.

Ermali kishte veshur një kostum blu mjaft elegant, ndërsa joshëse dukej edhe bashkëshortja e tij, Ariana, në një fustan të kuq të gjatë.

Kështu dukeshin çifti Ermal dhe Ariana Fejzullahu në dasmën e Gjikos dhe Elitës (Foto: Ariana Fejzullahu/Instagram)

Me gjithë elegancën që i dhuronte fustani, Ariana kishte vendosur që atë ta vishte së bashku me atlete, të cilat kanë rrëmbyer vëmendjen e fansave.

Foto: Ariana Fejzullahu/Instagram

Nga imazhet e publikuara në rrjetet sociale, dyshja duket se kanë bërë shumë qejf gjatë ceremonisë martesore.

Ata janë prindër të tre fëmijëve, ndërsa janë shumë të ndjekur në rrjetet sociale nga fansat e këngëtarit. /Telegrafi/

Foto: Ariana Fejzullahu/Instagram