Çifti i njohur i skenës, Ermal dhe Ariana Fejzullahu janë nga ata personazhe që gjithmonë rrëmbejnë vëmendjen.
Dyshja në fjalë nuk munguan mbrëmë (e premte) në dasmën e çiftit Gjiko dhe Elita Rudi.
Ata janë dukur mjaft elegant, ndërsa kanë kërcyer e janë dëfryer mes shumë miqsh natën e mbrëmshme.
Ermali kishte veshur një kostum blu mjaft elegant, ndërsa joshëse dukej edhe bashkëshortja e tij, Ariana, në një fustan të kuq të gjatë.
Me gjithë elegancën që i dhuronte fustani, Ariana kishte vendosur që atë ta vishte së bashku me atlete, të cilat kanë rrëmbyer vëmendjen e fansave.
Nga imazhet e publikuara në rrjetet sociale, dyshja duket se kanë bërë shumë qejf gjatë ceremonisë martesore.
Ata janë prindër të tre fëmijëve, ndërsa janë shumë të ndjekur në rrjetet sociale nga fansat e këngëtarit. /Telegrafi/