Telegrafi

Bashkëshortja e Ermal Fejzullahut preferon brendet Dior dhe Gucci

Bashkëshortja e Ermal Fejzullahut, Ariana, duket se është një zonjë plot stil.

Gruaja e një prej këngëtarëve më të dashur shqiptarë gjithnjë duket bukur dhe prapa dukjes së bukur të saj pa dyshim se qëndron stili i saj mjaft i shtrenjt.

Ariana sipas një prej faqeve më kontraverse në Instagram, WhatTheyWearin shihet me çantë Dior dhe taka nga Gucci.

Çanta Lady Dior me ngjyrë të kaltër të hapur kushton hiç më pak se 3200 euro, ndërkaq shtrenjt kushtojnë edhe takat Gucci.

Plot 600 euro kanë vlerë takat nga brendi Gucci ngjyrë pink që e bëjnë Arianën të duket tejet bukur në këto ngjyra të hapura.

Duket se Ariana është në gjendje të jetojë një stil të tillë të jetesës duke ditur se edhe ajo personalisht punon.

Por, edhe nëse do të mbetej pa punë kjo nuk do të ishte problem për të, pasi Ermali është këngëtari më i kërkuar shqiptare prej vitesh dhe shpenzimet e tilla s’janë të fshehta ose një gjë e panjohur për të. /Telegrafi/