Site icon Telegrafi

Bashkëshortja e Ermal Fejzullahut: Ndjehem e plotësuar (Foto)

Këngëtari i njohur Ermal Fejzullahu vazhdon të jetë shumë i angazhuar me koncerte dhe mbrëmje të ndryshme muzikore.

Fakti që është kaq i angazhuar në muzikë shpesh mund ta lërë jashtë përkushtimit maksimal në familje, mirëpo duket se ai e gjen gjithmonë kohën e duhur për të qenë me ta.

Lexo po ashtu Ermal Fejzullahu prezanton shtëpinë 300 mijë euroshe (Foto)

Së fundmi, ai bashkë me familjen e tij kanë shkuar në Zvicër për të kaluar disa ditë të mira pushimi.

Disa nga momentet dhe çastet e ëmbla që kalojnë atje së bashku, çifti Ermal dhe Ariana Fejzullahu nuk e hezitojnë që t’i ndajnë me fansat edhe në rrjetet sociale.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Ka qenë Ariana ajo e cila ka publikuar së fundmi një fotografi në llogarinë personale në Instagram, ku shfaqet bashkë me Ermalin dhe fëmijët, teksa në përbri fotografisë shkruan: “Ndjehem e kompletuar”.

Në të njëjtën mënyrë ndjehet edhe bashkëshorti i saj Ermal Fejzullahu, i cili përveç familjes gëzon edhe një karrierë shumë të suksesshme. /Telegrafi/

Exit mobile version