Gruaja e “zotit të drogës”, meksikani Joaquin “El Chapo” Guzman, Emma Coronel Aispuro, u deklarua fajtore për ndihmën që i dha burrit të saj.
Ajo u paraqit në seancën dëgjimore para gjykatësit, Rudolf Contreras në gjykatën federale në Uashington, ku u deklarua fajtor për tre pika – komplot për shpërndarjen e drogës, komplot për pastrim parash dhe komplot për të ndihmuar kartelin e drogës Sinaloa, raportoi bbc.
Si pjesë e marrëveshjes për pranimin e fajësisë, ajo gjithashtu pranoi se kishte marrë pjesë në një komplot që synonte të ndihmonte burrin e saj të arratisej nga burgu meksikan në vitin 2015.
Coronel përballet me një dënim të përjetshëm vetëm për shpërndarjen e drogës, ndërsa dy akuzat e tjera mbajnë dënime maksimale me burg, përkatësisht 20 dhe 10 vjet.
Ndryshe, El Chapo është duke vuajtur një dënim të përjetshëm në Shtetet e Bashkuara. /Telegrafi/