Telegrafi

Bashkëshortja e Dwayne Wade, aktorja Gabrielle Union deri më tani ka abortuar nëntë herë!

MIAMI, FL - NOVEMBER 14: Gabrielle Union and Dwyane Wade attend "Dwyane Wade and Gabrielle Union host A Night on the RunWade" presented by Carnival Foundation and Carnival at Ice Palace on November 14, 2015 in Miami, Florida. (Photo by Aaron Davidson/WireImage) ORG XMIT: 591542605 ORIG FILE ID: 497201944

Jeta i ka dhuruar bekimin më të mirë në jetë gruas – të sjellë në botë një qenie njerëzore.

Por, këtë mundësi për vite të tëra nuk ka mundur ta shijon aktorja e famshme amerikane, Gabrielle Union.

Kjo e fundit ka zbuluar për mediat amerikane se ka pasur shumë abortime viteve të fundit, të cilat i kanë shkaktuar shumë dhimbje.

Dahveon Morris, Gabrielle Union, Zion Wade, Dwyane Wade dhe Zaire Wade 

“Kam abortuar nëntë fëmijë”, shkruan ajo në librin personale “We’re Going to Need More Wine”.

“Për tre vite jam përpjekur që të ngel shtatzënë nëpërmjet fertilizimit in vitro”, tha ndër të tjerash, shkruan revista “People”.

Aktorja 44-vjeçare është e martuar me lojtarin e NBA-s, Dwyane Wade dhe është “nënë” e tre djemve të basketbollistit nga marrëdhëniet e mëparshme.

Ndryshe, Unionin do ta shohim edhe në disa projekte filmike, të cilat do të shfaqen vitin e ardhshëm në ekranet e mëdha të ekraneve të kinemave. /Telegrafi/

Dwayne Wade dhe Gabrielle Union