Site icon Telegrafi

Bashkëshortja e Dr. Florit vogëlushit të saj: Faleminderit që më zgjodhe mua (Foto)

Sot (e martë) është shënuar dita botërore e personave të prekur me Sindromën Down.

Me këtë rast shumë figura publike por edhe persona të thjeshtë kanë publikuar në rrjetet sociale fotografi apo statuse të ndryshme dashurie që përkojnë me ditën e 21 marsit.

Një fotografi mjaft prekëse dhe të mbushur me dashuri ka publikuar edhe Blerina Kondi, njëherit ish-bashkëshortja e kantautorit të ndjerë Dr. Florit.

Ajo ka ndarë me ndjekësit në llogarinë personale në Instagram një fotografi, ku shfaqet duke përqafuar vogëlushin e saj Danielin, i cili është i prekur nga Sindroma Down.

“Faleminderit që më zgjodhe mua! Të dua më shumë se jetën time”, shkruan ajo në mbishkrimin e fotografisë. /Telegrafi/

Exit mobile version