Site icon Telegrafi

Bashkëshortja e Dr. Dre, Nicole Young kërkon dy milionë dollarë në muaj pas ‘betejës’ për divorc

Dr Dre dhe Nicole Young (Foto: Frazer Harrison/Getty Images/Guliver)

Dr. Dre dhe bashkëshortja e tij, Nicole Young, janë duke u përballur me probleme të shumta divorci kohëve të fundit.

Nicole tashmë ka disa kërkesa, të cilat kanë të bëjnë me pasurinë e reperit të njohur, shkruan Daily Mail.

Ajo kërkon rreth dy milionë dollarë në muaj nga reperi, i cili ka pasuri rreth 800 milionë dollarë.

(Foto: Kevin Winter/Getty Images/Guliver)

Përpos kësaj kërkese mujore, Young ka kërkuar që t’i paguhen pesë milionë dollarë për shkak të divorcit.

Dyshja kanë nënshkruar letrat e divocit më herët gjatë këtij muaji, pas 24 vite martesë së bashku.

(Foto: Mark Davis/Getty Images/Guliver)

Çifti i njohur, përkundër procedurave të ndarjes, ndajnë dy fëmijë, Truice Young dhe Truly Young.

Sipas TMZ, jeta e bashkëshortes së reperit nuk ka ndryshuar shumë që ka kërkesa për divorc, pasi ajo po kalon kohën në një ambient luksoz në Malibu. /Telegrafi/

(Foto: Kevin Winter/Getty Images/Guliver)
Exit mobile version