Arda Turan ka kurorëzuar gjatë muajit mars lidhjen me bukuroshen Aslıhan Dogan.
Mediat turke ditë më parë kanë raportuar se bashkëshortja e futbollistit është në muajin e katërt të shtatzënisë.
Për të vazhduar shtatzëninë e shëndetshme dhe të rehatshme, modelja po merret me sport, e cila gjë i ka kushtuar me një incident!
Duke bërë ushtrime me pilates, kjo e fundit i kishte rënë në kokë që i kishte shkaktuar gjakderdhje. Bukuroshja u dërgua me urgjencë në spital, ku i është qepur koka në 18 vende.
Arda nuk e ka konfirmuar, por është parë teksa del prej spitalit me një autoambulancë së bashku me bashkëshorten.
Theksojmë se dyshja u kurorëzua në një ceremoni të vogël teksa dëshmitar i martesës së tyre ishte presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan. /Telegrafi/