Telegrafi

Bashkëshorti shkrihet së qeshuri teksa vallëzon para Shyrete Behlulit (Foto)

Ajo ka ndarë pak kohë nga angazhimet muzikore.

Shyrete Behlulin rrallëherë e kemi parë që publikon fotografi në rrjetet sociale teksa shihet në krah të pjesëtarëve të familjes.

Këngëtarja ka publikuar disa fotografi në llogarinë personale në Snapchat teksa shihet se si ‘shkrihet’ së qeshuri bashkëshorti i saj, Luli, i cili po hidhte çiçek para saj.

Kujtojmë se në një intervistë ekskluzive për Telegrafin, Behluli kishte zbardhur disa detaje të jetës, ku mes tjerash kishte treguar se si ishte njoftuar me bashkëshortin aktual.

“Me Lulin jam njoftuar në shkollë të mesme, unë isha në gjimnaz. Luli luante futboll për ekipin e Ballkanit, ka qenë një futbollist shumë i njohur. Ka qenë i mirë, frajer dhe kishte ardhë nga Llapi për të luajtur në Suharekë…Ai pati guximin të më afrohej dhe nuk ka pasë diçka tjetër të veçantë, por fati dhe kësmeti kanë përcaktuar jetën tonë. Unë jam e kënaqur edhe me familjen dhe me dasmën madhështore që ishte bërë në atë kohë, në Podujevë. T’ju them të drejtën nuk mund të adaptohesha më çajin, të cilin tek ne nuk e kishim traditë, por vjehrra ime me nxirrte nga situata, saherë që kërkohej nga unë t’i shërbeja mysafirët”, kishte thënë Shyretja. /Telegrafi/