Telegrafi

Bashkëshorti i Nicki Minaj, Kenneth Petty dënohet me arrest shtëpie për kërcënimin e Offset

Kenneth Petty, bashkëshorti i reperes amerikane, Nicki Minaj, është dënuar me 120 ditë arrest shtëpie, pasi ka shkelur kushtet e dënimit duke postuar në internet video inkriminuese që duket se kërcënojnë bashkëshortin e Cardi B, reperin Offset.

Në një urdhër gjykate të paraqitur të mërkurën, më 20 shtator, në Distriktin Qendror të Kalifornisë, Petty u urdhërua të kryente monitorimin në shtëpi pasi ai “u regjistrua në video duke bërë vërejtje kërcënuese ndaj një individi të caktuar ndërsa ishte në shoqërinë e dikujt me precedentë penalë”.

Individi specifik i përmendur është reperi Offset dhe klipet kanë të bëjnë me një sërë mesazhesh që synonin reperin që u shfaqën në rrjetet sociale më 16 shtator.

Në videon që u bë virale në mediat sociale, Petty dhe disa nga shoqëruesit e tij shihen jashtë një hoteli në New York dhe tashmë është fshirë nga llogaria e tij.

Ndërkohë, theksojmë që Petty – më parë kreu 11 vjet burg për përdhunimin e një vajze 16-vjeçare në 1995 dhe qëlloi për vdekje një burrë në 2002. /Telegrafi/