Partneri i këngëtares së njohur, Fjolla Morina, Fisnik Syla, është mjaft aktiv në rrjete sociale dhe shpesh ndan me fansat postime të ndryshme.
Ai këtë herë ka bërë një njoftim duke treguar se është infektuar me virusin COVID-19, variantin Delta.
Biznesmeni nga Gjilani shton se kjo ka ndodhur edhe pse është vaksinuar kundër coronavirusit, por që vaksina e ka ndihmuar që të mos i përkeqësohet gjendja.
Mes tjerash, bashkëshorti i artistes shqiptare u ka bërë thirrje të gjithëve që të vaksinohen sa më parë kundër COVID-19.
“Të dashur miq, unë edhe pse jam i vaksinuar, jam infektuar me virusin COVID-19, variantin Delta. Nuk po ndihem edhe aq mirë, por sigurisht po të mos isha i vaksinuar do të isha edhe më keq”.
“Porosia ime për të gjithë është: Ju lutem vaksinohuni sa më parë, sepse është e vetmja zgjidhje për të mposhtur këtë virus”, ka thënë ai.
Ndryshe, vaksinat thuhet se janë tejet efektive edhe kundër variantit Delta.
Ndonëse edhe personat e vaksinuar mund të bien në kontakt me variantet e coronavirusit, megjithatë, vaksina ofron mbrojtje të fortë kundër sëmurjes së rëndë dhe vdekjes. /Telegrafi/