Site icon Telegrafi

Bashkëshorti e rrahu dhe e detyroi këngëtaren britanike të bëjë seks treshe (Foto)

Karriera e saj vazhdoi fuqishëm edhe pas ndarjes së grupit Spice Girls.

Por jeta e Mel B duket se ka qenë një ferr. Këngëtarja ka kërkuar shkurorëzimin prej Stephen Belafonte pas dhjetë vitesh martesë.

Në dokumentet e depozituara në gjykata nga britanikja, thuhet se i shoqi e dhunonte vazhdimisht.

Jo vetëm kaq, por ajo e akuzon se ka lënë shtatzënë dadon e tyre dhe e ka detyruar këngëtaren të marrë pjesë në seks treshe.

Këngëtarja 41-vjeçare ka kërkuar nga gjykata që të lëshojë një urdhër mbrojtje, që e detyron Belafonten që të qëndrojë larg saj dhe tre fëmijëve.

Këngëtarja thotë se ai jo vetëm e ka dhunuar, por e ka kërcënuar se do i publikojë video pornografike. Shenjat e dhunës janë të dukshme në trupin e Mel B.

Mel B ka një vajzë pesë vjeçare me Belafonte. Ajo ka edhe dy fëmijë të tjerë nga martesa me aktorin Eddie Murphy.

Exit mobile version