Aurela Gaçe ka pasur edhe një arsye më tepër mbrëmë për të festuar.
Si çdo fundjavë, këngëtaren e shohim duke performuar live para publikut të vetë që e ndjek hap pas hapi.
Por, performanca e mbrëmshme ishte speciale pasi që këngëtarja këndoi për herë të fundit si 41-vjeçare.
Teksa mendoi se do ishte një mbrëmje e zakonshme, bashkëshorti Skerdi e ka befasuar duke u ngjitur në skenë për të festuar ditëlindjen e 42-të të Gaçes.
Megjithëse se këngëtarja është emocionuar, ajo nuk e ka lëshuar veten dhe ka vazhduar t’i argëtojë fansat.
Madje, te dy së bashku kanë kënduar këngën që Aurela i ka dedikuar bashëshortit “Shpirti i shpirtit tim”.
A ka më romantike se kaq? /Telegrafi/