Site icon Telegrafi

Bashkëshorti dhe djali i Halyna Hutchins largohen nga vendi ku ajo u vra aksidentalisht nga Alec Baldwin dy ditë më parë

Bashkëshorti dhe djali i kinematografes të vrarë me një armë zjarri të shkrepur nga aktori Alec Baldwin gjatë xhirimeve të në një film të enjten, u panë duke lënë një hotel në New Mexico dy ditë pas incidentit fatal.

Matthew Hutchins, i cili ka ndarë dhimbjen e tij në mediat sociale pas humbjes së gruas, Hylena Hutchins, 42 vjeç, u pa së bashku me djalin e çiftit, Andros nëntë vjeçar teksa po largoheshin nga qyteti ku gjeti vdekjen drejtoresha e fotografisë.

Babai e bir bartnin valixhet e tyre, me gjasë pasi kishin dalë nga hoteli ku po qëndronin, shkruan DailyMail.

Andros dhe Matthew morën pjesë në një memorial privat të mbajtur në Santa Fe të premten, ku i pranishëm ishte edhe Alec Baldwin.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Alec Baldwin

Shoqata Ndërkombëtare e Kinematografëve ndezi qirinj në Albuquerque Civic Plaza për të kujtuar kineasten, ndërsa thirrjet për të mbrojtur ekipet e filmit nga aksidentet e lidhura me armët e përdorura në xhirime po rriten.

Dhjetëra persona morën pjesë në Albuquerque, ndezën qirinj dhe mbajtën fjalime të përzemërta për Hutchins dhe treguan se sa një anëtare e dashur e komunitetit ishte ajo.

Një peticion i change.org që bën thirrje që Hollywood të ndalojë përdorimin e armëve të zjarrit në grupe filmash ka mbledhur mbi 10,000 nënshkrime që kur u krijua të enjten. Peticioni u nis nga miku dhe kolegu i Hutchins, regjisori Bandar Albuliwi. /Telegrafi/

Exit mobile version