Telegrafi

Bashkëshorti me dedikim romantik për Fjollën: Gjithmonë në zemrën time, pavarësisht çdo gjëje

Ata janë kthyer në një nga çiftet më të përfolura në showbizin shqiptar.

Fjala është për këngëtaren Fjolla Morina dhe bashkëshortin e saj, biznesmenin nga Gjilani, Fisnik Syla.

Të njëjtit, të cilët u martuan para pak ditësh, po vazhdojnë të jenë aktivë me postime në rrjete sociale.

Fisnik Syla (Foto: Instagram)

Së fundmi, ka qenë partneri i artistes ai i cili ka ndarë një fotografi përkrah saj duke i bërë edhe një dedikim.

“Një moment në krahët e mi, përgjithmonë në zemrën time, pa marrë parasysh çfarë”, ka shkruar ai.

Lexo po ashtu Fjolla Morina dënohet me gjashtë vite burg

Dyshja para pak javësh kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë në një ceremoni luksoze në ishujt Maldive.

Fisnik Syla (Foto: Instagram)

Këngëtarja në anën tjetër gjatë javës së kaluar është dënuar me gjashtë vite burg nga gjykata e Kukësit.

Ajo prej më shumë se një muaji ishte në kërkim pasi theu masën e sigurisë ‘Arrest shtëpie’. /Telegrafi/