Një muaj pas martesës me Tom Kaulitz, Heidi Klum mori një dhuratë të pazakontë dhe të veçantë.
Ne besojmë se bukuroshja do ta kujtojë këtë dhuratë përgjithmonë. Përkatësisht, kitaristi i bendit të “Hotel Tokyo” i dhuroi asaj një pjesë të Murit të Berlinit.
Këtë moment modelja gjermane e publikoi në llogarinë personale në Instagram një video ku tregon sesi një pjesë me ngjyra të një muri po shkarkohet nga një kamion.
“Një dhuratë e veçantë nga burri im mbërriti sot, një copë e Murit të Berlinit që ka ndarë Lindjen dhe e Perëndimin për 28 vjet”, ka shkruar Heidi në titullin e videos.
Muri i Berlinit u ngrit në vitin 1961, kështu që e ndau fizikisht dhe ideologjikisht qytetin derisa u rrënua në vitin 1989.
“Burri im lindi pas murit, në Berlinin Lindor, katër javë para se të rrëzohej muri në vitin 1989. Ai mund të ndiejë lirinë, gëzimin, artin krijues dhe shpresën. Çdo mëngjes do të jem në gjendje ta shikoj këtë pjesë të bukur në kopshtin tim”, tha modelja. /Telegrafi/