Site icon Telegrafi

Bashkëshorti i aktores që e vrau veten në pishinë thotë se ajo vdiq në qetësi

Demian Bichir dhe Stefanie Sherk (Foto: Frazer Harrison/Getty Images/Guliver)

Demian Bichir, bashkëshorti i modeles dhe aktores, Stefanie Sherk, e cila u gjet e vdekur në pishinë, ka bërë një postim emocional në rrjetet sociale.

Edhe pse Mjeku Ligjor e ka shpallur vdekjen si vetëvrasje, ai ka thënë se gruaja e tij vdiq në qetësi.

Lexo po ashtu Modelja dhe aktorja Stefanie Sherk është vetëvrarë në pishinë

“Ka qenë periudha më e pikëlluar dhe më e vështirë në jetët tona, dhe nuk e dimë se sa kohë do të na duhet për ta tejkaluar këtë dhimbje”.

“Prezenca e bukur, engjëllore dhe e talentuar e Stefaniet do të na mungojë shumë. Do ta mbajmë Stefanien gjithmonë në zemrat tona”, ka shkruar mes tjerash Bichir, i cili ka qenë pikërisht personi që e ka gjetur trupin e Sherk.

Stefanie ka luajtur në filma, si “Star Power”, “Loco Love” dhe filmin e Ashton Kutcher, “Valentine’s Day”. Ajo po ashtu ka luajtur në disa seriale televizive, duke përfshirë “CSI: Cyber”, “The Bridge” e “#Hashtag”. /Telegrafi/

Exit mobile version