Telegrafi

Bashkëshorti i Adelina Ismailit publikon foto duke shkëmbyer puthje me të dhe i bën një dedikim të veçantë

Përkundër viteve në skenë, ajo vazhdon të jetë njëra nga personazhet më të pëlqyera shqiptare.

Fjala është për këngëtaren Adelina Ismaili, e cila shquhet për karrierën e bujshme profesionale dhe njëherësh vazhdon të jetë e komentuar në faqet rozë.

Artistja, e cila ndiqet nga mijëra ndjekës në Instagram, së fundmi ka ndarë një imazh intim përkrah bashkëshortit.

Adelina Ismaili (Foto: Instagram)

Në fakt, fotografia është publikuar nga partneri i Ismailit, Val Krasniqi, të cilët shfaqen duke shkëmbyer puthje me njëri-tjetrin.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Adelina Ismaili

Në një tjetër imazh të ndarë në InstaStory, krijuesja e hitit “Amaneti” duket mjaft e lumtur pranë burrit dhe djalit të saj.

“Faleminderit për këtë vikend të bukur. Gruaja më e mirë”, ka qenë mbishkrimi i imazhit.

Adelina Ismaili (Foto: Instagram)

Adelina përndryshe ka kohë që është e martuar me Valin dhe çifti kanë bashkë vetëm një djalë. /Telegrafi/