Site icon Telegrafi

Bashkëshortëve me ngjyrë u lindi një fëmijë i bardhë

Francis dhe Arlette kanë edhe një fëmijë dyvjeçar Sethin karakteristikat fizike të të cilit përshtaten me prejardhjen e tyre afrikane. Por tash Danieli 11 javësh ka mutacione të lehta gjenetike, por nuk është albin. Prindërit thonë se Daniel për ta është mrekulli dhe ndjehen të bekuar, përkundër faktit se ata kanë mbetur të shokuar me lëkurën e tij të bardhë.

Babai i foshnjës thotë se është i vetëdijshëm që njerëzit do të fillojnë të flasin se gruaja e tij ka pasur aferë me ndonjë burrë të bardhë, por kjo nuk i pengon, pasi ai i beson plotësisht bashkëshortes. “Edhe sikur të kishte aferë me ndonjë burrë të bardhë, foshnja nuk do të lindte kaq e bardhë. Do të kishte me siguri flokë të zinj, e jo flokë kaq të bardhë e të butë”, tha ai. /Telegrafi/
 

Exit mobile version