Telegrafi

Bashkëpunimi i shtëpisë botuese “Dukagjini” me “Pearson Education” vlerësohet si pozitiv për sistemin arsimor

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se edhe këtë vit bashkëpunimi me botuesin arsimor britanik “Pearson Education”, është vlerësuar pozitivisht dhe aprovuar nga Ministria e Arsimit për përdorimin e teksteve të gjuhës angleze në sistemin arsimor të Kosovës.

“Edhe këtë vit, bashkëpunimi i shtëpisë botuese “Dukagjini” me “Pearson Education” është vlerësuar pozitivisht dhe është aprovuar nga MAShTI për përdorimin e teksteve të gjuhës angleze në sistemin arsimor të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e “Dukagjinit”.

Ndër të tjera thuhet se botuesi arsimor britanik “Pearson”-i ka kontribuuar në aspekte të ndryshme të arsimit, duke përfshirë zhvillimin dhe shpërndarjen e materialeve arsimore, shfrytëzimin e teknologjisë “në procesin e të mësuarit – si inovator në digjitalizimin e teksteve shkollore dhe materialeve të tjera didaktike – procesin e vlerësimit, si dhe mbështetjen e pakusht për mësimdhënësit kosovarë”.