Telegrafi

Bashkëpunimi përmirëson imazhin tek investitorët

Hasani e Gërxhaliu, kanë diskutuar edhe për mundësinë e promovimit të Kosovës jashtë, me qëllim të ngritjes së imazhit të Kosovës tek investitorët e huaj.

Të dy bashkëbiseduesit u dakorduan që partneriteti në mes këtyre dy institucioneve të vazhdojë edhe më tej në koordinimin e aktiviteteve të përbashkëta për prezantimin e Kosovës brenda dhe jashtë vendit, organizimin e konferencave që promovojnë investimet, misioneve shitëse, programe B2B, panaireve, si dhe për aktivitetet tjera.

Po ashtu u bisedua edhe për përfaqësimin e Kosovës në “Samitin e Bizneseve për Ballkanin”, që do të mbahet më 23-24 mars në Maryland të SHBA-se.

N ë ketë samit Kosovën do ta përfaqësojnë Valdrin Lluka, këshilltar në MTI, Mustafë Hasani kryeshef i Agjencisë për Promovim të Investimeve, Safet Gërxhaliu Kryetar i OEK-ut dhe Lekë Musa-Drejtor ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane. /Telegrafi/