Bashkëpunimi në sferën e infrastrukturës ligjore, tejet i rëndësishëm në planifikimin e punëve dhe tejkalimin e sfidave
Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha ka pritur sot në takim Shefen e Zyrës së Këshillit të Evropës, Isabelle Servoz – Gallucci, e shoqëruar nga Stephanie Lefeuvre, Menaxhere e Projektit për efikasitetin e Drejtësisë.
Me këtë rast Gallucci përgëzoi ministren Hoxha për marrjen e detyrës së re dhe shfaqi përkrahjen e saj në përmbushjen e synimeve dhe detyrave të Ministrisë, njëherit inkurajoi ministren në realizimin e objektivave dhe qëllimeve si dhe në tejkalimin e sfidave në lëmin e drejtësisë duke llogaritur në mbështetjen e plotë të zyrës.
Ministrja Hoxha potencoi vullnetin dhe përkushtimin e saj institucional në përmirësimin e gjendjes së përgjithshme në sektorin e drejtësisë, duke theksuar nevojën për forcim dhe përkrahje të fushës së sundimit të rendit dhe ligjit. Po ashtu, ajo vuri në pah rëndësinë e transparencës dhe llogaridhënies, rritjen e efikasitetit, dhe përgjegjshmërisë si faktorë kyq në rritjen dhe përmirësimin e punëve në sektorin e drejtësisë.
Hoxha, kërkoi që bashkëpunimi i deritanishëm të intensifikohet edhe më tej si në përforcimin e infrastrukturës ligjore po ashtu edhe në ngritjen e kapaciteteve të Ministrisë. Vlerësim i përbashkët ishte se bashkëpunimi në sferën e infrastrukturës ligjore është tejet i rëndësishëm si në planifikimin e punëve dhe tejkalimin e sfidave./Telegrafi/