Në konferencën me temë “Bashkëpunimi ndërkomunal mes Republikës së Kosovës dhe Iowa-s”, zëvendëskryeministrja Emilija Rexhepi ka inkurajuar komunat e vendit tonë që të bashkërendojnë prioritetet me qytetet e Iowa-s edhe në fushën e ekonomisë për një zhvillim më të qëndrueshëm ekonomik.
Derisa ministri Mbrojtjes Armend Muja në këtë konferencë ka thënë se Kosova ofron mundësi të shumta për investime edhe në industrinë e mbrojtjes.
Zëvendëskryeministrja Rexhepi theksoi se përveç përkrahjes profesionale nga Iowa për ushtrinë e dhe Policinë e Kosovës, vendi ynë ka nevojë për mbështetje edhe në aspektin ekonomik.
“Komunat tona duhet të punojnë më shumë në qëndrimin ekonomik dhe kemi çka t’iu tregojmë edhe juve, kështu që bashkëpunimi në aspektin ekonomik të jetë i bashkërenditur me ju së bashku… Ajo çka është me rëndësi për ne dhe për ju nga Amerika, se populli amerikan është numër një për ne këtu në Kosovë. Është popull mik i yni. Dëshirojë që kjo miqësi të jetë në bashkëpunim më të mirë ndërmjet qytetarëve të Iowa-s, Amerikës dhe qytetarëve të Kosovës. Përveç përkrahjes profesionale, që i jepni ushtrisë sonë, policisë sonë për zhvillimin e detyrave të tyre, keni shumëçka të na tregoni dhe ne mësojnë nga aspekti ekonomik nga ju. Kryetarët e komunave tona duhet të bashkëpunojnë me ju dhe në këtë drejtim e keni përkrahjen e Qeverisë së Kosovës”, theksoi ajo.
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka thënë se pozita gjeografike të Kosovës edhe në raport me NATO-n ofron mundësi për investime, veçanërisht në industrinë e mbrojtjes, sepse siç theksoi ai duhet të ndërtohet edhe ky sektor.
“Urat që i keni ndërtuar ju, jo vetëm në Forcat e Armatosura të Kosovës, por edhe në komunitete, tani edhe me kryetarë të komunave, po e fuqizon edhe më shumë partneritetin për siguri dhe ekonomi… Duke marrë parasysh pozitën gjeografike të Kosovës edhe në raport me NATO-n, ofron mundësi për investime, veçanërisht në industrinë e mbrojtjes, sepse duhet ta ndërtojmë edhe këtë. Pra, rritja e investimeve të huaja direkte, ka të bëjë jo vetëm me sigurinë, por edhe në zhvillimin e ekonomisë”, theksoi Mehaj.
Ndërsa, gjeneral-majori në pension i Ushtrisë Amerikane, Tim Orr theksoi se ndërtimi i raporteve dhe marrëdhënieve mes Kosovës dhe Iowa-s ka nis vite më parë dhe kjo është një diplomaci qytetare.
“Tema e sotme ‘Ndërtimi i raporteve dhe marrëdhënieve’, për këtë kemi qenë të suksesshëm për shumë vite, por kjo ka të bëjë për hapin tjetër ku duhet të lëvizim, dhe këtë ne e quajmë diplomaci qytetare”, theksoi ai.
Ndërsa, ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari ka folur për trendet e rritjes ekonomike në Qeverinë Kurti dhe premtoi më shumë siguri për investime të huaja, të cilat do të kenë ndikim në rritjen e punësimit në Kosovë.
“Për të siguruar qëndrueshmërinë e investimeve, kemi filluar me rishikimin e Ligjit për investime strategjike, për Investimet e Huaja Direkte, për Zonat ekonomike, për turizëm… Kosova ka qenë vendi me performancë më të lartë në indeksin e krimit të organizuar në Botë, ndërsa tani për 17 vende jemi rritur në aspektin e luftimit krimit të organizuar”, theksoi ajo
Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri ka thënë se binjakëzimi i Pejës me qytetin Johnston, është bërë tash e nëntë vjet dhe është një shembull pozitiv i bashkëpunimit.
Ai shpreson se ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe më tej dhe do të jetë një shembull i mirë i bashkëpunimit./kp/Telegrafi/