Telegrafi

Bashkëpunimi ekonomik në mesë Kosovës dhe Austrisë do të vazhdoj

Duke iu falënderuar për ndihmën që Austria i ka dhënë dhe po i jep Kosovës, kryetari Gërxhaliu ka theksuar se ambasadori Brieger ka një begraund ekonomik i cili i ndërlidhur me aktivitete politike siguron një angazhim dhe një partneritet te mirëfilltë dhe me siguri do të kontribuon avancimit te bashkëpunimit ekonomik në mes të dy vendeve.

Kryetari i OEK-ut Safet Gërxhaliu tha se Austria ka qenë gjithmonë qendër politike, ekonomike dhe kulturore për Kosovën. Ai theksoi se është biseduar për mundësinë e bashkëpunimit ekonomik në mes të Austrisë dhe Kosovës.

Kurse ambasadori Brieger tha se përkrahja e Austrisë për Kosovës do të vazhdojë edhe në të ardhmen.
“Ekonomia është një fushe qendrore për zhvillimin e mëtutjeshme të shtetit të Kosovës. Ne kemi këtu kompani nga Austria që intensivisht veprojnë në tregun e Kosovës, pra janë kompani mjaft të suksesshme në tregun kosovar dhe shpresojmë se në të ardhmen veprimtaria e tyre do të zgjerohet”, tha ambasadori Brieger.

Po ashtu në takim, u identifikuan problemet e kompanive austriake që veprojnë në Kosovë. /Telegrafi/