Zv.kryeministri i obliguar për çështje ekonomike, Koço Angjushev sot u takua me ambasadoren e Republikës Popullore të Kinës, Jin Liksian, me të cilën biseduan për bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve, me ç’rast konstatuan nivel të mirë dhe potencial për intensifikimin e mëtejshëm të bashkëpunimit.
Angjushev në takimin ka theksuar se Republika Popullore e Kinës është vend me bruto prodhim më të madh nominal vendor në botë, një nga ekonomitë më të mëdha dhe me rritje më të shpejtë dhe potenciali për bashkëpunim të ndërsjellë është i madh, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Temë e bisedës kanë qenë edhe dy pjesët e autostradës, të cilat i realizon kompania kineze Sinohidro dhe janë financiar me hua nga banka kineze “Eksim”.
Këto pjesë të autostradave, tha ai, janë të rëndësishme për kompanitë në pjesën lindore dhe perëndimore të Maqedonisë për shkak të transportit më cilësor, më të shpejtë dhe më të sigurt të njerëzve dhe mallrave. Kompanitë, vlerëson Angjushev, do të jenë më konkurrente, me çka do të mundësohet zhvillim lokal dhe rajonal ekonomik, por edhe rritje të ekonomisë në shtet./Telegrafi/