Telegrafi

Bashkëpunimi i DJ-ve të suksesshëm Fidani dhe Onufri, vazhdon edhe pas tetë viteve (Video)

Fidan Guta dhe Onufër Avdiu nga Gjakova, janë dy DJ që kanë nisur të bashkëpunojnë shumë kohë më parë.

Pas tetë vitesh, dyshja vazhdojnë të jenë të angazhuar në aktivitete të ndryshme, derisa do të sjellin edhe projekte të reja, transmeton Telegrafi.

“Jemi duke punuar në një miks që pritet të ketë edhe mysafir, ndërsa do të lansohet së shpejti”, ka thënë shkurt Fidani pa zbuluar detajet.

Deri më tani, ata kanë janë paraqitur në vende të ndryshme, ndërsa janë rezident në klubin Hangover.

Më poshtë mund të shihni një nga miksimet e tyre, ndërsa së shpejti presim të shohin edhe punime tjera. /Telegrafi/