Reperi i njohur, Bardhi së fundmi është rikthyer me një projekt të ri muzikor që po pritet mirë nga publiku.
Reperi nga Kumanova ka bashkuar forcat me këngëtaren Elvana Gjata dhe DJ Gimi-O për të sjell këngën e re që mban titullin “Ex”.
Projekt është vizuelizuar edhe me klip që tashmë gjendet në kanalin YouTube dhe brenda një dite ka grumbulluar mbi një milion klikime.
Por, krahas kësaj kënga ka arritur edhe një tjetër sukses, duke u renditur kështu e 20-ta në të gjithë botën.
Kështu ka bërë të ditur menaxheri Jetmir Agaj përmes një postimi në InstaStory, teksa postoi edhe renditjen e videove muzikore në të gjithë botën.
“Numër 20 në botë se Evropën e shkatërruam numër 1-2”, ka shkruar Agaj në mbishkrimin e postimit.
Kujtojmë që edhe viti që lamë pas ka qenë tejet i suksesshëm për Bardhin, në nëntor ai ka publikuar albumin “Trëndafil”, që ishte i pari në karrierë. /Telegrafi/