Site icon Telegrafi

Bashkëpunimet Kosovë-Austri në ekonomi

Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) do të prezantojë aktivitetet në mes të saj dhe Odës Ekonomike Federale të Austrisë, gjegjësisht Institutin WIFI- International i udhëhequr nga, Anton Aufner, me bashkëpunëtorë.

Po ashtu, në këtë takim do të nënshkruhet memorandum i bashkëpunimit për implementimin e projekteve edhe për 3 vitet e ardhshme.

Ky projekt do të ndikoje në ngritjen e kapaciteteve të sektorit privat në Kosovë drejtë internacionalizimit të ndërmarrësisë vendore. /Telegrafi/

Exit mobile version