Site icon Telegrafi

Bashkëpunim policor Serbi, Maqedoni, Kosovë e Shqipëri

Shërbimet policore të Serbisë, Maqedonisë, Kosovës dhe Shqipërisë do ta shpeshtojnë bashkëpunimin dhe shkëmbimin e të dhënave në luftën kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar, përjell Telegrafi Maqedoni.

Kjo u arrit në konferencën e sotme rajonale që u mbajt në Shkup, nën organizimin e Byrosë për siguri publike, me ndërmjetësimin e Misionit të Eulex-it në Kosovë.

Në këtë konferencë u tha se terrorizmi dhe krimi i organizuar janë kërcënime që i prekin edhe shtetet e Ballkanit Perëndimor, për të cilat duhet të vendosen mekanizma efikase për shkëmbim të të dhënave.

Më tej, rreth këtyre çështjeve u tha se për luftë kundër terrorizmit duhet që të rritet bashkëpunimi në mes të shërbimeve policore dhe të identifikohen mënyrat për shkëmbim më të shpejtë të informacioneve.

Konferenca e radhës, ku do të takohen katër shtetet e Ballkanit Perëndimor, për të biseduar rreth çështjeve të krimit të organizuar dhe terrorizmit, do të mbahet në Kosovë./Telegrafi/

Exit mobile version